Llapi u përgjigjet kryesuesve, Gjilani i Mezanit pikiatë

Skuara e Llapit ka mundur me rezultatin 4 – 1 Trepçën 80 në takimin e zhvilluar sot në Podujevë. Klubi i drejtuar nga Tahir Batatina barazon Prishtinën e vendit të dytë dhe mban në dy pikë distancën me kryesuesit e Feronikelit. Protagonist absolut i ndeshjes ishte ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Ahmed Januzi, i cili realizoi tri gola në këtë takim.

Në dy ndeshjet e radhës, Llapi udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën dhe më pas pret Feronikelin. Dy fitore i garantojnë vendin e parë, ndërsa një hap fals mund të rezultojë fatal për objektivat e klubit.

Flamurtari i Prishtinës ka mundur 1 – 0 në transfertë Gjilanin. Kjo është humbja e katërt radhazi për ekipin e drejtuar nga Gentian Mezani.

Liria e Prizrenit duket se e ka vulosur rikthimin në ligën e parë së bashku me KEK-un e vendit të fundit. Prizrenasit u mundën 3 – 1 nga Ferizaj, ndërsa KEK-u pësoi humbjen e radhës, kësaj here nga Ballkani që mori tri pikë falë fitores me shifrat 3 – 0.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 30
E diel, më 5 maj 2019, ora 16:00

Ferizaj – Liria 3-1
Shënues:
Krasniqi 45’, Gashi 72′, Jonuzi 90+4′  / Beseni 15’
Gjilani – Flamurtari 0-1
Shënues:
Kelmendi 62’
KEK-u – Ballkani 0-3
Shënues: Topalli
24’, 41’, Azdoviç 38’
Llapi-Trepça ’89 4-1
Shënues:
Januzi 22’, 87′ 90+6′ Maliqi 45+2’/ Traore 17’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online