VIDEO / Mesi i magjishëm, Barcelona shpartallon PSV-në

Barcelona ka bërë detyrën në ndeshjen përballë PSV-së, duke mundur vizitorët nga Holanda me rezultatin 4-0. Një 90 minutësh që foli në çdo moment për kampionët e Spanjës, të cilët treguan se hendeku midis tyre dhe kundërshtarëve është në nivele astronomike.

Ndeshja-

Për të zhbllokuar takimin mendoi kapiteni i Barcelonës, Leo Mesi, i cili në minutën e 31-të mposhti portierin Zoet me një ekzekutim fantastik të një goditje dënimi, që pa topin të përfundonte në trekëndëshin e portës së PSV-së.

Dominimi i Barcelonës vazhdoi dhe gjatë pjesës së dytë, por për të kaluar pas “bunkerit” të holandezëve u desh një “silur” i talentit francezit Usman Dembele në minutën e 74-të. Mesi shënoi golin dytë vetëm tri minuta më vonë falë një topi të shërbyer nga Rakitiç brenda zonës së rreptësisë.

Kartoni i dytë i verdhë i Umtitit la Barcelonën me 11-lojtarë, por kjo nuk gjë nuk i pengoi katalanasit për të shënuar një tjetër gol. Leo Mesi realizoi golin e tripletës, duke parakaluar Ronaldon me numrin total të tripletave në Champions, plot tetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online