VIDEO | Memushaj dhe Kastrati “ndërrojnë vendet”, Peskara nuk ia del

0

Peskara kthehet në shtëpi me 0 pikë nga transferta e Peruxhës. “Delfinët” u mundën me rezultatin 2 – 1 dhe i largohen gjithnjë e më shumë kreut, që e mbajtën për disa javë radhazi në fillim të kampionatit.

Në këtë takim, trajneri Xhuzepe Pilon, surprizoi jo pak me me formacionin titullar. Kapiteni Ledian Memushaj, titullar në të 13-ta takimet e mëparshme, u la në stol dhe nuk u aktivizua përgjatë të gjithë 90 minutave.

Pavarësisht mungesës së Memushajt, te Peskara nuk mungoi një lojtar kuqezi. Portieri Elhan Kastrati, zëvendësoi të dëmtuarin Fiorilo, duke u aktivizuar në Serie B pas fiks tre muajsh. Ish-gardiani i Teutës e nisi mirë duke pritur një rast i vetëm përballë sulmuesit të Peruxhës, por pak minuta më vonë 21-vjeçari gaboi në pritje e goditjes së Verres dhe topi përfundoi në portën e Peskarës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.