VIDEO | Lakazet nderon Arsenalin, “shqiponja” Mustafi shfaqet si goleador

Arsenal arrin një fitore me vlera duke triumfuar me rezultatin 2-3 përballë Kardifit në transfertë. Djemtë e Unai Emeri arrijnë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe ngjiten në kuotën e gjashtë pikëve mbas javës së katërt.

Shkodran Mustafi hapi serinë e golave në minutën e 11-të mbas një asisti të Granit Xhakës. Mesfushori krosoi nga goditja e këndit dhe mbrojtësi goditi me kokë dukë shënuar një gol shumë të bukur.

Vendasit barazuan në limitet e pjesë së parë më anë të spanjollit Kamarasa në minutën e dytë shtesë. Benet krosoi një top nga e majta e sulmit dhe Kamarasa, mbasi bëri një lëvizje të bukur në zonë, goditi saktë duke çuar peshë tifozët e Kardifit.

Arsenal nuk u dorëzua dhe u rikthye në avantazh në minutën e 62-të. Lakazet pasoi bukur me thembër për Aubamejang dhe ish-sulmuesi i Dortmundit lëshoi një goditje të fortë duke gjetur golin. Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin mbas tetë minutash me anë të Deni Vard, i cili shfrytëzoi një top në zonë dhe goditi me kokë duke barazuar rezultatin.

Arsenali vazhdoi sulmet dhe gjeti golin e fitores në minutën e 81-të. Uruguaiani Toreira dha një pasim për Lakazet dhe francezi lëshoi një predhë me të djathtën duke shënuar golin e fitores për “Topçinjtë”.

Kardif-Arsenal 2-3 (Kamarasa 45+2′, Vard 70’/Mustafi 11′, Aubamejang 62′, Lakazet 81′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *