Nga largimi i Prognit, te klauzola e Hebajt: zbulohen të gjitha

Partizani vendosi të afrojë këtë verë Rubin Hebajn për sulmin. Shkodrani, i cili është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, kishte nënshkruar një vit më parë me Domzhalen në Slloveni, por nuk pati shumë hapësira. Gjithsesi ai shënoi katër gola një sezon më parë.

Momentalisht Hebaj ka kaluar te Partizani në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që të kuqtë mund ta bëjnë tyrin sulmuesin për shumën e 100 mijë eurove, sikurse raporton gazetari Gjergji Stefa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Gjithashtu aty u diskutua edhe për largimin e Gerhard Prognit, i cili thuhet se ka pasur pakënaqësi që në fund të sezonit të shkuar, por edhe me fillimin e kampionatit të ri. Për këtë ai ka kontaktuar presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliun.

Ky i fundit i ka lënë gjithçka në dorë trajnerit Shkëmbi. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, thuhet se ka pasur një bisedë me Prognin dhe dëshira ka qenë që ai të qëndrojë. Gjithsesi lojtari ka këmbëngulur për të ikur dhe palët kanë gjetur akordin dhe kanë shtrënguar duart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online