VIDEO | Konfirmohet lajmi i keq, 7 muaj jashtë për yllin e Realit

Një dëmtim i rëndë ka prishur astmosferën pozitive që mbizotëronte te Real Madrid para fillimit të sezonit të ri. Futbollisti i pafat është mëngjarashi Marko Asensio, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në miqësoren e zhvilluar dje kundër Arsenal.

Analizat e mjekësore zbuluan shkallën e rëndë të dëmtimit. Këputje e ligamentit të kryqëzuar dhe traumë në menisk, dëmtime këto që duan mesatarisht 7 muaj kohë për t’u riaftësuar plotësisht.

Trajneri Zinedin Zidan u shpreh shumë i mërzitur për dëmtimin e 23-vjeçarit. Në momentin e shoqërimit me barrelë jashtë fushe Zidan mbuloi sytë me duar, duke mos preferuar të shikonte lojtarin e tij në agoninë e dhimbjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online