VIDEO: Juve me pushime, por Ronaldo i prish ëndrrën Torinos

0

Juventusi ka barazuar 1-1 derbin e madh të qytetit kundër Torinos, në një sfidë ku Torino për shumë minuta ëndërroi fitoren që i mungonte prej 1995 në derbi, kur i madhi Riciteli firmoste suksesin 2-1.

Historia thuajse u përsërit sot, sepse Juve ka kohë që është me pushime dhe Lukiç e ndëshkoi në minutën e 18-të.

Një pjesë e parë e bukur, me një Torino që shkëlqeu, ndërsa në të dytën ritmi i lojës ra disi. Kur dukej se Torino po hidhte një tjetër hap drejt Champions, Cristiano Ronaldo vendosi të barazonte gjithçka me një kërcim të pabesueshëm dhe golin e 100-të me kokë në karrierë.

57 pikë dhe Torino kalon Milanin, rekord pikësh që kur në lojë janë fitoret me 3 pikë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.