Surprizon Solskjaer: Do të habiteni se kush kërkon të vijë te Junajtid!

Mançester Junajtid po kalon nje moment delikat të sezonit. Ekipi i drejtuar nga Solskjaer, me shumë mundësi nuk do të kulifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ky dështim në pamje të parë i prish planet e merkatos, pasi lojtarët e mëdhenj, që synon të marrë Junajtid, nuk e kanë zakon të luajnë në Europa League. Diçka krejt të kundërt na thotë trajneri i “Djajve të kuq”.

Ole Gunar Solskjaer shprehet se në adresë të Junajtid kanë ardhur oferta të pafundme me lojtarë që duan të transferohen ne “Old Trafford”, pavarësisht nëse luajnë në Champions apo jo vitin tjetër.

“Ju do të habiteni sesa agjentë lojtarësh na kanë thënë që lojtarët e tyre duan të luajnë me Junajtid. Ata joshen nga potenciali dhe madhësia e një klubi si ne. Do të kthehemi në ditët më të mira. Edhe pse nuk kemi arritur standardet që presim dhe ka mundësi të mos kualifikohemi në Champions, ju do të habiteni nëse ju përmend emrat që kërkojnë të vijnë këtu”, deklaroi Solskjaer, duke surprizuar opinionin sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online