VIDEO | Humbje horror për Latifin, shkëlqen “ish”-i i Kamzës

Liridon Latifi ishte pjesë e ndeshjes më surprizuese të raundit të parë eliminator të UEFA Champions League, por… në krahun humbës. Sherif Tiraspol, ekipi ku sulmuesi shqiptar u transferua pak ditë më parë, është mundur si pritës nga gjeorgjianët e Saburtolo Tbilisit me rezultatin 3 – 0.

Për të kuptuar sa shokues është ky rezultat mjafton t’u përmendim se në përpara fillimit të ndeshjes fitorja e skuadrës moldave kuotohej me koeficientin 1.28 nga kompanitë ndërkombëtare të basteve sportive, ndërsa fitorja e gjeorgjianëve kuotohej me koeficientin 11.

Futbollisti që zhbllokoi takimin ishte ish-sulmuesi i Kamzës, Ognjen Roloviç. Futbollisti u largua nga Shqipëria gjatë muajit janar për në Gjeorgji, ku fati i ka buzëqeshur dhe po zhvillon një sezon pozitiv.

https://www.youtube.com/watch?v=6wsI-aKOxD8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online