I pandreqshmi Emre Mor, “djallëzia” e radhës mund t’i kushtojë shtrenjtë

Futbollisti turko-danez, Emre Mor, nuk inatos vetëm trajnerët dhe drejtuesit e klubeve ku ai bën pjesë. Së fundmi 21-vjeçari, i cili aktivizohet me Selta Vigon është futur në një konflikt me agjentin e tij për shkak se ka kontaktuar një klub pa vënë në dijeni atë.

“ËBD Sports”, kompania menaxheriale e cila po punonte për t’i gjetur sulmuesit anësor një klub të ri zbuloi se lojtari kishte nisur negociatat në mënyrë private me Gallatasarajin. Kjo “thikë pas shpine”, nuk u ka pëlqyer aspak punonjësve të kompanisë që me një letër të bërë publike në rrjetet sociale i kanë kërkuar lojtarit shpjegime për këtë veprim, ndërsa nuk ka munguar një ultimatum për ballafaqim ligjor mes palëve.

Emre Mor mori famë në Europianin e viti 2016. Asokohe 18-vjeç. Turku i lindur në Danimarkë kreu paraqitje mbresëlënëse të cilat shtynë Borusian e Dortmundit ta blinte nga Nordsjealland për 10 milionë euro. Pavarësisht paraqitjeve të mira, drejtuesit e klubit gjerman vendosën të largonin futbollistin për shkak të sjelljes problematike. Vendimi i Dortmund rezultoi mëse i drejtë, pasi në Spanjë Mor është kthyer në një lojtar akoma dhe më problematik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online