VIDEO | Hapen kartat, Nejmar zbulon ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Nejmar Zhunior me sa duket është i destinuar të largohet nga PSG. Braziliani duket se nuk është më i lumtur në Paris dhe kërkon të transferohet në një ekip tjetër. Ishte përfolur kohët e fundit, që sulmuesi mund t’i bashkohet Realit të Madridit dhe me sa duket nuk kanë qenë aspak lajme boshe.

Një natë më parë në “El Chiringuito”, një nga gazetarët në panel, ka zbuluar se Nejmar ka folur me Marselon, duke i treguar dëshirën e tij për të kaluar në Madrid sezonin e ardhshëm. “Nejmar i ka shkruar në ‘Whatsapp’ një lojtari të Realit të Madridit, më saktë një braziliani dhe i ka thënë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Madrid.”

Më pas, drejtuesi i emisionit e pyet gazetarin nëse braziliani është Kasemiro apo Marselo, me gazetarin që pranon se është Marselo. Madje, siç shihet dhe në video ai shton se e ka parë vetë mesazhin dhe nuk është diçka që atij ia kanë thënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online