FOTO | Ajaksi i përlot të gjithë, letër prekëse në drejtim të tifozëve!

0

Ajaksi do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Totenhemit aktin e parë të gjysmëfinaleve të UEFA Champions League. Arritja e holandezëve këtë vit është padyshim fantastike dhe “harkëtarët” do të provojnë të shkojnë edhe më tej.

Në kuadër të ndeshjes së sotme, klubi holandez ka shkruar një letër të hapur për të gjithë tifozët, ku i falenderon për gjithçka që kanë bërë për ta. Fjalë prekëse nga Ajaks dhe një gjest për t’u marrë shembull.

Letra e klubit për tifozët:


Kjo është një letër falenderimi për të gjithë ju.
Për të gjithë ju që ratë në dashuri me ëndrrën tonë dhe na ndihmuat ta zgjeronim potancialin tonë.
Për një klub që luan sikur nuk ka të nesërme.
Ne e vlerësojmë të ardhmen. Investojmë për të dhe varemi nga ajo.
Historia dhe besimi ynë nuk mbarojnë kurrë.
Kjo përrallë është larg përfundimit dhe pa ndihmën tuaj nuk do të kishte nisur kurrë.

#Rrugëtimi ynë
#Për të ardhmen

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.