VIDEO: Fluturon Partizani, në derbi për të fituar titullin

Partizani ka marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Flamurtarit dhe është afruar edhe më shumë me titullin kampion. Golat nga Asani dhe Mensah mjaftuan që “Demat” të dilnin me tri pikë nga transferta vlonjate.

Sulmuesi nga Shkupi shënoi në minutën e 27’ të takimit, ku pas dy tentativave drejt portës, mposhti më në fund portierin Koliçi, që e ndali në gjuajtjen e parë. Gjithsesi, goditja e dytë nga numri 10 ishte e pakapshme dhe Partizani gjeti avantazhin. Në fillimin e pjesës së dytë, është sulmuesi Mensah që shënon një supergol, duke dyfishuar shifrat dhe duke siguruar fitoren për ekipin e tij. Ndeshja do të shkonte edhe më mirë për “Demat”, që shënuan sërish në sekondat e fundit, me anë të Çinarit.

Në takimin tjetër mes Teutës dhe Luftëtarit, i luajtur në Durrës, rezultati ka qenë i bardhë 0-0, me të dy skuadrat që ndanë pikët. Ky rezultat i shkon më shumë për shtat Luftëtarit, ndërsa Teuta lë kështu dy pikë të rëndësishme në shtëpi.

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 15:00

TEUTA-LUFTËTARI  0-0

Teuta: Hidi, Progni, Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Kallaku, Traore (Avdyli 38′), Vajushi, Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Luftëtari: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Ymeraj (Fili 4′), Neziri, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

FLAMURTARI-PARTIZANI  0-3
Asani 27′, Mensah 52′, Çinari 89′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Musta, Rrapaj (Kreshpa 79′), Ribaj, Kale (Haruni 84′), Sukaj (Mustafa 39′). Trajner: Ilir Daja.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Kalari, Trashi, Hila, Jaiteh (Kote 46′), Duka, Mala (Çinari 78′), Asani (Kardozo 78′), Mensah. Trajner: Dritan Mehmeti

Kartonë të verdhë: Kotobelli 45’, Musta 57′ / Mensah 21’, Asani 72′, Ibrahimi 84′

EPISODET –

90+’ – Mbyllen takimet në Vlorë dhe në Durrës. Fitore për Partizanin, nuk ka fitues mes Teutës dhe Luftëtarit

89’ – Goool Partizani, Çinari gjen rrjetën. Një kundërsulm model i “Demave” konkretizohet me gol nga mëngjarashi shkodran, i cili shënon dhe golin e tretë për kryesuesit.

52’ – Goool Partizani, shënon Mensah. Sulmuesi i “Demave” merr një pasim të shkëlqyer nga Dilaver Duka dhe në hyrje të zonës, godet fort me të djathtën, duke mposhtur portierin Koliçi dhe duke shënuar një supergol.

45’ Mbyllen pjesët e para në Vlorë dhe në Durrës. Partizani është në avantazh përballë Flamurtarit, ndërsa te Teuta-Luftëtari nuk ka gola

39’ – Xhevahir Sukaj dëmtohet dhe largohet me barelë nga fusha e lojës. Në vend të tij, aktivizohet Argjend Mustafa.

27′ –Goool Partizani. Jasir Asani në dy tentativa arrin të shënojë dhe të mposhtë portierin Koliçi, për t’i dhënë avantazhin “Demave të Kuq”. Numri 10 i të kuqve gjuan fillimisht me të majtën, por Koliçi e ndal. Gjithsesi, në tentativën e dytë, Asani gjen rrjetën me një gjuajtje me të djathtën

24’ – Flamurtari qarkullon topin, Partizani tenton kundërsulmet. Ende asnjë rast i pastër nga të dyja skuadrat

7’ – Ribaj bën shumë mirë nga krahu i djathtë, driblon Kalarin dhe kroson në qendër, aty ku Sukaj u shfaq rrezikshëm, por Atanda mbyll gjithçka. Këndore për skuadrën vlonjate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online