E kemi parë me qindra herë momentin kur Lionel Mesi i vetëm përballë portierëve nuk tregon mëshirë me të majtën e tij. Asnjë lojtar nuk të jep aq siguri para porte sesa “pleshti” kur bëhet gati të gjuajë me këmbën e tij të preferuar…
Megjithatë, pas kaq e kaq shumë kohësh, ka zhgënjyer dhe vetë ai. Në takimin e “Copa America” ndaj Katarit, argjentinasit iu dha një shans i shkëlqyer për të çuar shifrat në 2 – 0, por si rrallëherë e majta e “pleshtit” e fluturoi topin mbi traversë. Fundja, askush nuk është perfekt.
https://twitter.com/AyodejiX2/status/1142901006952517633