Pesë fytyra të reja, Interi i sezonit të ardhshëm duket i frikshëm!

Interi i ka nisur bujshëm përgatitjet për sezonin e ardhshëm, me zikaltrit që kanë prezantuar prej kohësh Antonio Konten si trajnerin e ri.

Gjithashtu merkatoja pritet të jetë me emra të bujshëm në “San Siro”, me Marotën që ka nisur të lëvizë tashmë. Shumë lojtarë janë përfolur si afrime te zikaltrit dhe “Gazzetta dello Sport” ka ndërtuar formacionin e mundshëm të Interit për sezonin e ri.

Ndryshimi i parë është në mbrojtje, ku do të vijë Diego Godin nga Atletiko, një marrëveshje që është zyrtarizuar prej kohësh. Së bashku me uruguajanin, në prapavijë do të jetë edhe dyshja Shkrinjar-De Vrij.

Mesfusha është me pesë lojtarë, pasi kujtojmë, skema e Kontes është 3-5-2. Ndryshime edhe në mesin e fushës, ku Lazaro do të luajë në të djathtë. Austriaku pritet të vijë nga Herta e Berlinit për gati 20 milionë euro.

Në qendër të mesit të fushës i vetmi i mbijetuar nga sezoni i shkuar është Brozoviç, i cili do të ketë shoqërinë e Barelas dhe Sensit. Të dy lojtarët pritet t’i bashkohen Interit në ditët në vijim, me marrëveshjet me klubet respektive, që thuajse janë mbyllur.

Nga e majta do të vijojë Ivan Perishiç. Edhe pse kroati është përfolur për largim, Konte mund ta bindë të qëndrojë, pasi do të ishte ideal për 3-5-2 e tij. Sulmi është revolucion total më pas. As Lautaro dhe as Ikardi, me këtë të fundit që është me valixhe në duar.

Edin Xheko dhe Romelo Lukaku pritet të jetë sulmi zikaltër për sezonin e ri. Padyshim një ekip i frikshëm për këdo dhe Interi pse jo, mund të synojë shumë sezonin e ardhshëm.

Inter (3-5-2): Handanoviç; Godin-Shkrinjar-De Vrij; Lazaro-Brozoviç-Sensi-Barela-Perishiç; Xheko-Lukaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online