VIDEO | Milani bën detyrën në Firence, Champions-i kalon nga Juventusi

Milani mban gjallë ëndrrën Champions me fitoren e sotme në 1-0 ndaj Fiorentinës në Firence, falë një goli nga turku Hakan Çalhanoglu në pjesën e parë të sfidës. Gatuzo dhe Milani janë me fat, pasi klubi vjollcë ndodhet prej disa javësh në gjendje të mjerueshme, të cilën e tregoi edhe sot, pavarësisht se në pjesën e dytë u kujtuan se në futboll luhet për të shënuar.

Pjesa e parë foli krejtësisht për Milanin, që kreu presion të vazhdueshëm përgjatë 45 minutave. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 35-të, teksa turku Çalhanoglu devijoi me kokë një krosim të Susos.

Më pas Milani kontrolloi ndeshjen, bëri pak për të shënuar golin e dytë dhe rrezikoi jo pak me këtë strategji, sepse Fiorentina i shkoi disa herë pranë golit, që iu mohua disa herë nga Donaruma, sërish në formë spektakolare.

Kur mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Milani ndodhet tre pikë larg Atalantës të vendit të katërt. Në dy takimet e ardhshme “Djalli” do të ndeshjet me Frozinonen dhe  SPAL-in, ndërsa ekipi bergamask ka një transfertë tejet të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Nëse Atalanta mundet në Torino, Milani merr vendin e katërt, duke parë që ka short të lehtë deri në mbyllje të kampionatit.

SERIA A

Fiorentina    0 – 1   Milan
Shënues: Çalhanoglu 35′

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online