Ilir Lame: Tifozët minus për Tiranën, statistikat nuk vlejnë në derbi

Derbi i radhës, Partizani-Tirana, do të jetë i veçantë për faktin se të kuqtë do të kenë mundësinë të rikthehen te titulli kampion pas 26 vitesh. Një triumf nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” mund të futet në histori dhe në kampin e kuq do bëjnë maksimumin për t’ia dalë me sukses.

Dy skuadrat janë të pozicionuara në kahe të kundërta në tabelën e renditjes, por për ish-futbollistin e Partizanit, Ilir Lame, statistikat dhe e shkuara nuk kanë ndonjë rëndësi kur ekipet zbresin në fushën e blerte. Në një intervistë për SportEkspres.com ai flet për derbin tani dhe në të shkuarën, rivalitetin mes ekipeve, por edhe për mungesën e Fanatics.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Ilir, jemi në prag të derbit. Si i shikoni përballjet mes Partizanit e Tiranës sot dhe sa ndryshojnë me kohën kur ju luanit vetë në fushë?
-Ndeshjet derbi në çdo kohë e ruajnë bukurinë dhe interesin e tyre. Çdo periudhë kur luhet i ka të veçantat e saj. Në kohën kur unë luaja me fanellën e Partizanit (1977-1989), më dukej derbi më i bukur. Kjo pasi isha pjesë e tij. Por edhe tani është i bukur.

Do të ndikojë në këtë sfidë renditja aktuale e të dyja skuadrave në Kategorinë Superiore?
-Nuk e besoj. Kjo për faktin se në të tilla ndeshje, si Partizani, ashtu edhe Tirana, nuk kanë patur ndikim nga renditjet që kanë patur. Në çdo ndeshje derbi të dyja skuadrat hyjnë si të barabarta dhe veç aktualitetit të tyre, historia e bilancet kanë ndikim vetëm para e pas ndeshjes.

Partizani nuk e ka fituar titullin kampion që nga sezoni 1992-1993. Pas shumë vitesh konkurrencë me Tiranën, a do jetë kjo përballje si një “hakmarrje” e kuqe?
-Partizani thuajse është kampion dhe nuk mendoj se ky derbi do të ketë këto ngjyra, në kuptimin sportiv. Do ishte shumë bukur që Partizani ta mbyllte titullin kampion pikërisht në këtë ndeshje derbi, ndaj pritet me shumë interes.

Tirana do jetë e braktisur nga tifozët e saj ultras, sa vlen një ndeshje e tillë pa ata?
-Bojkoti i tifozëve nuk i bën mirë Tiranës, pavarësisht rrethanave që ata e kanë marrë këtë vendim. Do jetë një minus për Tiranën, edhe pse Partizani mund të mos jetë shumë i karikuar. Kjo nisur nga pozicioni që ka në renditje. Ndeshje të tilla derbi janë të veçanta dhe nuk duhet të braktisen.

Në këtë sezon, Partizani ka fituar dy takime, 1-0 dhe 2-1, kurse një takim ka dalë barazim 0-0. A do ndikojnë këto statistika të dielën?
-Sikundër edhe renditja aktuale, edhe statistikat e këtij sezoni, që janë në favor të Partizanit, nuk do të kenë ndikim në rezultatin e ndeshjes. Tirana ka pesë sezone që nuk fiton me Partizanin, por edhe kjo statistikë unë nuk  mendoj se do të ndikojë në rezultatin e këtij derbi.

Cila skuadër mendon se do të shënojë gol e para: Partizani apo Tirana? Cila skuadër fiton?
-Për mua mirë është që të shënojë Partizani dhe duke parë kualitetet që kanë të dyja skuadrat. Do të doja që në këtë sfidë, çdo statistikë të fliste për Partizanin, përveç rezultatit final. Të tria rezultatet janë në lojë dhe në të tilla ndeshje është e vështirë të parashikosh një rezultat fiks. Unë do mendoja një barazim, sepse kështu do të ishte më mirë për të dyja skuadrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online