VIDEO | Çmenduri në Gjirokastër, Partizani shpëton në fund

Betejë e fortë sportive, momente tensioni dhe Alban Hoxha e Behar Ramadani që përfundojnë në spital. Por në fushë nuk ka fitues, pasi Luftëtari-Partizani u mbyll me rezultatin 1-1. Të kuqtë kështu mbeten në vend të parë në klasifikim, por diferenca me Kukësin e vendit të dytë tashmë ka shkuar në tre pikë.

Esat Mala është protagonist në këtë takim, teksa arrin të shënojë një mjaft të bukur dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Mesfushori nxori blof një nga mbrojtësit kundërshtarë dhe mposhti portierin Shkëlzen Rucci.

Me fillimin e pjesës së dytë bluzinjtë arritën të reagonin dhe pas një topi të larguar jo mirë nga Atanda, u vu në kontroll të topit Maldin Ymeraj dhe mes tre mbrojtësve përparoi dhe shënoi. Mbrojtje skandaloze e Partizanit.

Pak minuta më vonë pati një përplasje të Alban Hoxhës me Ymerajn dhe kapiteni i të kuqve la fushën e lojë si dëmtuar. Edhe Ramadani u dëmtua dhe përfundoi në spital, sikurse portieri i Partizanit. Loja vijoi e luftuar dhe në minutat shtesë Rapo kishte mundësinë e artë të shënonte, por i vetëm me Xhikën gaboi. 1-1 dhe Luftëtari e Partizani ndanë nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E diel, më 23 dhjetor 2018, ora 13:30
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Partizani 1-1
Shënues:
Ymeraj 55′ / Mala 36′

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani (Açka 60′), Aleksi, Rroca, Ymeraj (Dunga 85′), Milosavljev (Rapo 49′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda (Bitri 59′), Trashi, Hila, Kote, Mensah (Hebaj 55′), Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj
Kartonë të verdhë: Ramadani 28′, Ruçi 80′ / Mensah 28′, Mala 74′, Bardhi 81′
Delegat:
Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali

96′ – Rapo humbi një rast të pastër me portierin Xhika.

 

60′ – Ymeraj pati një përplasje me Alban Hoxhën, portieri i Partizanit u dëmtua dhe la fushën e lojës. Probleme edhe për Ramadanin, të cilit i jepet ndihma mjekësore në autoambulancë.

55′ GOL – Ymeraj futet në zonë dhe mes tre lojtarëve kundërshtarë arrin të godasëdhe të shënojë në portën e Alban Hoxhës

49′ – Mezani vendos të bëjë zëvendësimin e parë. Donald Rapo futet në vend të Milosavljev.

45+1′ – Jasir Asani provon në hyrje të zonës, gjuajtja e tij devijohet nga portieri Ruçi. Shmnaget goli i dytë.

36′ GOL – Esat Mala brenda zonës lëviz bukur dhe arrin që të shënojë në portën e Ruçit. Festë e Guerrils në Gjirokastër

35′ – Goditje dënimi për Luftëtarin në pozicion të prirët me portën, por tentativa e Shkurtajt ishte për t’u harruar. Topi i gjuajtur prej tij shkoi shumë larg me portën

31′ – Trashi tenton të shërbejë për shokët e skuadrës nga një goditje dënimi, Ruçi devijon topin dhe Luftëtari niset në kundërsulm dhe shkon drejt portës së të kuqve. Shkurtaj kërkon Ymerajn në qendër, Belica ndërhyn në kohë dhe largon rrezikun.

12′ – Asani jep një top për Koten, mesfushori provon në hyrje të zonës dhe topi i gjuajtur prej tij shkon pranë shtyllës pingule të portës së portierit Ruçi.

5′ – Shkurtaj merr një top në zonë, por sulmuesi i bluzinjve kapet në pozicion jashtë loje. I saktë vendimi i anësorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online