Nica nuk duron: Iki, nuk sakrifikoj për tekanjozë!

Stavri Nica, trajneri i Kastriotit, ka folur pas ndeshjes me Kukësin që ekipi i tij e humbi 2-0. Në emisionin “Gol pas Goli”, ai theksoi se nuk do të vazhdojë në krye të krutanëve. Shkak bëhet sjellja e lojtarëve, sikurse shprehet durrsaku.

“Lojtarët nuk janë të impenjuar, shoh ftohje dhe mosorganizim. Janë shumë faktorë dhe detaje që mua më detyrojnë që të mos jem më pjesë e kësaj mënyrë pune, e kësaj skuadre. Nuk e kam unë në karakter që skuadra të sillet si të dojë, të pësojë si të dojë. Jam shumë i mërzitur. Gjërat duhen parë një nga një, por nuk shoh perspektivë”.

“Sigurisht që e mbyll. Nuk mund të sakrifikoj veten për lojtarë tekanjozë. Për mënyrë pune dhe organizimi pa kushte. Tërhiqem nga gjithë këto”.

“Këtu nuk funksionon ana profesionale. Niveli është i ulët. Problemet i dini më mirë si unë. Nuk mund të rri të marr një rrogë e të jem pjesë e këtij niveli. Më mirë rri pjesë e fukarallëkut tim. Dje një lojtar nuk doli në stërvitje, pasi përtonte. Nuk rrimë ne të marrim rrogën. Vendos të mos jem pjesë e këtij niveli të ulët. Jemi diletantë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Derisa nuk ka mundësi financiare për ta mbështetur ekipin, duhet gjetur mënyra. Nuk ka klube të mëdha, niveli është i ulët. Nëse ecet me këtë psikologji, sa për të gënjyer veten, le ta gënjejmë. Këtë e tregojnë shkallët e stadiumit”, tha tekniku durrsak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online