VIDEO | Belgjika bën detyrën ndaj Rusisë, Kroacia triumfon me përmbysje

Belgjika e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin në kualifikueset e Euro 2020, teksa ka mposhtur kombëtaren e Rusisë me shifrat 3-1. Golat për “djajtë” u firmosën nga Tilemans dhe një dopietë e Hazard, të cilët bënë të pavlefshëm golin e Çerishev.

Ndeshja nisi mjaft mirë për belgët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14-të me anë të mesfushorin Juri Tilemans.

Reagimi i Rusisë ishte i menjëhershëm, me Denis Çerishev, i cili shfrytëzoi në maksimum një gafë të rëndë të Tibo Kurtua, me këtë të fundit që nuk po kalon një moment të mirë.

Gjithsesi, vendasit arritën të gjenin avantazhin përsëri në fundin e pjesës së parë. Eden Hazard arriti të shndërrojë në gol një 11-metërsh, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.

Më pas në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 88-të, ishte përsëri Hazard, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, duke mbyllur takimin me shifrat 3-1.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Kroacia përmbysi me vështirësi Azerbajxhanin, teksa u gjend fillimisht në disavantazh në minutën e 19-të. Gjithsesi, Barisiç në fundin e pjesës së parë dhe Kramariç në minutën e 79-të përmbysën gjithçka, duke i dhënë fitoren ballkanasve.

Triumf edhe për Sllovakinë ndaj Hungarisë në shtëpi me shifrat 2-0. Ishte Ondrej Duda në minutën e 42-të, i cili zhbllokoi sfidën, ndërsa për të hipotekuar fitoren, mendoi Rusnak pesë minuta përpara fundit, duke mbyllur gjithçka në 2-0.

Irlanda e Veriut nga ana tjetër bëri detyrën në shtëpi ndaj Estonisë, duke fituar pastër me shifrat 2-0. MekGin dhe Dejvis shënuan në pjesën e dytë për të siguruar fitoren e britanikëve.

Belgjikë – Rusi 3-1
Shënues: Tilemans 14’, E.Hazard 45’(pen.), 88′ / Çerishev 16’

Kroaci – Azerbajxhan 2-1
Shënues: Barisiç 44’, Kramariç 79’ / Shejdajev 19’

Sllovaki – Hungari 2-0
Shënues: Duda 42’, Rusnak 85′

Irlandë Veriu – Estoni 2-0
Shënues: MekGin 56’, Dejvis 75’(pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online