VIDEO | Holanda e nis me “poker”, Piatek nderon Poloninë

Ndeshjet kualifikuese të “Euro2020” kanë filluar sot, me plot 10 sfida që kanë mësuar rezultatet e tyre. Në Grupin G, janë luajtur 3 sfida, me të gjashtë skuadrat e këtij grupi që zbritën në fushën e lojës. Polonia mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Austrisë në transfertë dhe për t’i dhënë tri pikët e para kombëtares së tij, mendoi Kristof Piatek. Sulmuesi i Milanit shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 69’.

Fitore ka marrë dhe Maqedonia në shtëpi, duke mposhtur Letoninë me rezultatin 3-1. Sfida tjetër mes Izraelit dhe Sllovenisë është mbyllur e barabartë 1-1. Në fushë ka zbritur sot dhe kombëtarja e Holandës, e cila merr pjesë në Grupin C. “Tulipanët” shpartalluan 4-0 ekipin e Bjellorusisë. Depai ishte në formë të shkëlqyer, duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar dy herë. Golat e tjerë u shënuan nga dyshja e Liverpulit, Vijnaldum dhe Van Dajk.

Grupi C

Holandë – Bjellori  4-0
Depai 1’ 55’, Vijnaldum 21’, Van Dajk 86’

Grupi G

Austri – Poloni  0-1
Piatek 69’

Maqedoni – Letoni  3-1
Alioski 11’, Elmas 29’ 90+3’ / Isajevs 87’

Izrael – Slloveni  1-1
Zahavi 55’ / Sporar 48’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online