Video | Barça fiton mes vuajtjesh, Dembele protagonisti i takimit

0

Në konferencën për shtyp para takimit, Ernesto Valverde, paralajmëroi skuadrën e tij për vështirësitë që do të kishte transferta ndaj Vajadolidit të sapo ngjitur në Primera Divizion. Fusha i dha të drejtë teknikut të katalanasve.

Barcelona e pati shumë të vështirë të çante mbrojtjen e vendasve, ndërsa në disa kundërsulme të shpejta, sulmuesi turk i Vajadolidit, Enes Unal, vuri disa herë në provë Ter Shtegenin.

Kombinimet e shumta të Barcelonës kapën njëherë të vetme të papërgatitur mbrojtjen vendase, me Dembelen që finalizoi një aksion perfekt. Francezi ishte i vetmi lojtar që spikati te katalanasit në pjesën dytë. Fitore e mundimshme, siç janë shumica e transfertave në Spanjë pavarësisht nëse je Barcelona, Real apo Atletiko.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.