Strakosha shkëlqeu, por kryeministri Rama takoi Kristiano Ronaldon

 

Në ndeshjen Juventus-Lacio, të luajtur në “Allianz Stadium”, një tifoz jo i zakonshëm ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Fans i deklaruar i bardhezinjve, kreu i qeverisë shfrytëzoi rastin të shihte debutimin e Kristiano Ronaldos, përballë publikut në Torino.

Disa orë para ndeshjes, kryeministri shqiptar takoi presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli. Bisedë e realizuar në fushë dhe e publikuar me opsionin “drejtpërdrejt” në Instagram.

[Best_Wordpress_Gallery id=”126″ gal_title=”Ronaldo Rama”]

Më tej, ai pozoi edhe me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Një uniformë e firmosur nga yjet e Juventusit, e dedikuar me emrin Edi Rama dhe numrin 7. Natyrisht prej Kristiano Ronaldos. Yllin portugez, kryeministri e takoi në ambientet e brendshme të stadiumit.

Koha për një bisedë te shkurtër dhe fotografi miqësore. Zoti Rama realizoi ëndrrën e çdo tifozi të Juventusit, por në fakt, “harroi” të publikonte edhe një foto, me atë që ishte më i spikaturi në ndeshje: portierin kuqezi Thomas Strakosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online