Vllaznia zhgënjen në testin e parë, Lika kërkon përforcime cilësore

Barazimi 1-1 ndaj Veleçikut në daljen e parë për sezonin e ri mund të quhet një zhgënjim. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore.

Ekipi është vonë me përgatitjet dhe i nevojiten ende përforcime cilësore. Edhe pse nuk i kushton rëndësi rezultatit të miqësores, domosdoshmëria e disa blerjeve u konfirmua edhe nga trajneri Hasan Lika pas testit të zhvilluar.

“Rezultati nuk më shqetëson aspak, sepse ishte një miqësore. Ndeshje të tilla, megjithatë shërbejnë për të vlerësuar gjendjen e skuadrës”, tha drejtuesi i stolit kuqeblu.

Lika e vendosi theksin te merkato: “Përpara mbylljes së merkatos presim edhe disa lojtarë cilësorë. Duhet të forcojmë qendrën e mbrojtjes dhe sulmin, por jo me lojtarë sa për të plotësuar radhët. Vllaznia duhet të futet në rrugën e duhur sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online