VIDEO | Arsenali duron vetëm 49 sekonda, Aguero njeriu i rekordeve

Takimi midis Mançester Sitit dhe Arsenalit dhuroi spektakël që në sekondat e parë. Të zotët e shtëpisë gjetën golin me atë të Serxhio Agueros pas 49 sekondash lojë të rregullt.

Kaq i mjaftoi “Qytetarëve” që të gjenin golin e avantazhit. Ky ishte goli i dytë më i shpejtë në këtë sezon të Premier League, pasi rekordin e mban sërish Aguero me golin e javës së kaluar ndaj Njukasëll, të cilin e shënoi pas vetëm 24 sekondash.

Iuobi kërkon të shpikë diçka në zonën e tij, ngatërrohet me këmbët e veta dhe i dhuron një top Amerik Laportes, i cili asiston menjëherë në qendër dhe gjen kokën e bomberit argjentinas, që ndëshkon Lenon nga një distancë e afërt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *