Çfarë ndryshoi në Superiore dhe plani i javës “BlackJack”

Java e 20-të në kampionatin shqiptar të futbollit pa shumë rezultate surprizë, fitore të dy skuadrave kryesuese dhe lëvizje të shumta në fundit e tabelës. Gjithçka nisi me një barazim 1-1 mes Tiranës dhe Teutës, me skuadrën durrsake që la dy pikë të rëndësishme sa i takon ndjekjes së kreut. Tirana dhe trajneri Mema ishin të kënaqur me këtë barazim dhe në javët e fundit po grumbullojnë pikë të rëndësishme.

Këto dy pikë të lëna e mbajnë sërish Teutën në vendin e tretë, por shkëput kontakt me dy klubet e kreut, Partizanin dhe Kukësin. Të dyja këto ekipe kanë fituar takimet e tyre të kësaj jave, të dyja në transfertë.

Partizani mposhti 0-1 Kamzën me shumë probleme, ku mjaftoi një gol i Asanit. Këto tri pikë e çojnë Partizanin në kuotën e 43 pikëve, duke shkuar sërish +5 nga Kukësi. Verilindorët bënë detyrën përballë Flamurtarit dhe arritën të marrin një fitore 1-2 në Vlorë, një ndeshje shumë e kontestuar. Megjithatë, golat e Et’hemit dhe Rrocës i dhanë një triumf të rëndësishëm verilindorëve.

Lëvizjet më të mëdha janë bërë në fundin e tabelës. Kastrioti mposhti Skënderbeun 2-1 dhe kjo fitore e dytë radhazi i çon krutanët në kuotën e 16 pikëve, duke lënë në vend të fundit ekipin e Kamzës, që u mposht sot nga “Demat e Kuq”. Fitorja e Luftëtarit përballë Laçit i mban gjirokastritet larg zonës së ftohtë dhe tashmë janë +4 nga dy vendet e fundit.

Zona e Evropës nuk ka shumë ndryshime. Teuta ruan vendin e tretë me 4 pikë më shumë se kurbinasit e Laçit, me këta të fundit që nuk arritën të shfrytëzonin hapin fals të “Djemve të Detit” përballë Tiranës. Me distancën e pikëve që është ngushtuar mes skuadrave, gjysma e dytë e sezonit pritet të jetë shumë më e luftuar se dy fazat e para.

JAVA 21 – Të shtunën, Teuta do të presë Kamzën në Durrës, një sfidë me objektiva shumë të ndryshme. Durrsakët shihen dukshëm favoritë dhe duke parë problemet e shumta që ka Kamza, fitorja për ta nuk shihet si problem.

Me të njëjtin orar, Partizani pret Kastriotin në kryeqytet dhe duke parë formën e mirë që po kalojnë krutanët, pritet të jetë një sfidë shumë interesante për “Demat”. Gjithsesi, kryesuesit shihen si favoritët për të triumfuar.

Të dielën, Kukësi do të luajë kartat përballë Tiranës në nevojë të pikëve. Bardheblutë kanë kaluar javë pozitive dhe pritet të jetë një sfidë e vështirë për Kukësin, që vazhdon të ndjekë Partizanin. Luftëtarit pret Flamurtarin në Gjirokastër, ndërsa java do të mbyllet me sfidën Skënderbeu-Laçi.

Kategoria Superiore – Java 21

E shtunë, më 9 shkurt
Ora 17:00 | Teuta–Kamza
Ora 17:00 | Partizani-Kastrioti

E diel, më 10 shkurt
Ora 14:00 | Kukësi-Tirana
Ora 14:00 | Luftëtari-Flamurtari

E henë, më 11 shkurt
Ora 18:00 | Skënderbeu-Laçi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online