Problemet në klub, reagon Kamza: Mos hidhni baltë mbi punën tonë!

Ndeshja kundër Partizanit e pa Kamzën të luante pa 8 titullarë në fushë dhe sipas informacioneve të shumta, mungesat ishin për shkak të mos shlyerjeve të pagesave kundrejt lojtarëve, që e bojkotuan këtë takim. Por menjëherë pas ndeshjes, ka ardhur reagimi i klubit periferik të kryeqytetit, të cilët kanë thënë se lojtarët nuk kanë qenë mirë psikologjikisht, por kjo nuk dihet të jetë diçka që mediat duhet të merren, por të merren me gjykimin, sipas tyre, skandaloz përballë Tiranës. Më poshtë, do të lexoni dhe reagimin e plotë të klubit të Kamzës për këtë situatë:

Reagimi i klubit të Kamzës

– Reagim –

Duke lexuar lajmet e fundit ku aludohet dhe akuzohet skuadra jone, habitemi kur fusha e blerte tregoj nje futboll burreror dhe te luftuar.

Problemet e shumta qe kemi, te cilat na kane ndikuar ne gjendjen tone, sigurisht qe na kane krijuar probleme.

Nuk ka asnje habi qe te kemi lojtare te demtuar si Plaku, Fukui dhe te tjere, apo afrimet e fundit qe ende nuk kane gjendjen optimale per aktivizim. Por gjithashtu i mirekuptojme edhe lojtaret tane qe nuk ishin ne gjendje psikologjike te zbrisnin ne fushen e lojes, pasi edhe ata kane hallet e tyre dhe jane njerez si te gjithe ne.

Mediat merren me formacionin tone, por si klub jemi krenar per ata lojtare te rinj qe sot treguan se jane e ardhmja e klubit tone.

Mediat kane nisur te bejne rrolin e matrapazit, pasi merren me aludime dhe nuk merren me arbitrat e ndeshjes ndaj Tiranes qe vendosen ne menyre te njeanshme ate sfide me gjykimin skandaloz. Ne nuk komentuam sfiden ndaj Tiranes duke ia lene ne dore analisteve dhe mediave, por pam nje reagim te vaket, jo realist dhe tendencioz.

Ata qe kerkojne te hedhin balte mbi ekipin tone me pare te “pastrojne balten” qe i ka zene syzet e tyre per te pare realitetin e turpshem ne fusha te tjera ku sundojne pazaret dhe klanet e turpshme anti-Kamza, por edhe dhuna, “cilesi” qe kurre s’ka qene pjese e jona, pasi Kamza ka qene gjithmon “Fair Play”.

Ndodhemi ne nje moment te veshtire por kjo s’do te thote se jemi dorezuar. Do ta shihni te gjithe forcen tone, pasi nuk do te dorezohemi ndaj asnje pazari qe behet ne kurrizin tone dhe ndaj asnje maskarade te kurdisur ku dikush shikon i qete kete llumnaj te madhe.

I lutemi mediave te transmetojne realitetin e nje skuadra e lene ne balte nga Bashkia, te cilen familja Qarri s’do ta le kurre ne kete batak. Te nje skuadre qe mes shume halleve respekton garen duke luajtur burrerisht edhe me djemte e rinj te cilet ju ne vend ti ekspozoni dhe inkurajoni, i dekurajoni me zhgarravinat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online