Rexhinaldo, me 13 gola të shënuar bëri tijin “Këpucën e Artë” dhe fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin. Sulmuesi nga Mozambiku ka bërë një përmbledhje të gjithë sezonit, që e konsideron të suksesshëm. Sigurisht mund të kishte shkuar edhe më mirë nëse do të fitohej titulli kampion dhe Mozambiku të shkonte në Kupën e Kombeve.
“Sezoni ka përfunduar! Çfarë mund të them? Ishte periudha ime më e mirë, kam shënuar 21 gola, po aq sa sezonin e shkuar në të gjithë kompeticionet, në Europë, me kombëtaren dhe në ndeshjet kampionatit.
Përveçse jam shpallur shënuesi më i mirë në kampionat, gjithashtu jam shënuesi më i mirë edhe në Kupë, që e fituam dhe rikthehem në shtëpi shumë i lumtur që e kreva detyrën. Vetëm unë e di sa kam luftuar për t’i realizuar të gjitha këto. Sezoni do të kishte qenë perfekt nëse do të fitonim titullin kampion dhe nëse me Mozambikun do të kualifikoheshim në Kupën e Kombeve”, shkruan Rexhinaldo në llogarinë e tij në “Facebook”.
Sulmuesi, në lidhje me të ardhmen shkruan: “Kontrata ime me Kukësin ka përfunduar. Jam i hapur ndaj ofertave për të ardhmen dhe do të vendos së bashku me familjen time me shumë qetësi. Sigurisht kam shumë propozime, por e ardhmja i përket vetëm Zotit”.
Falënderimet e Rexhinaldos janë të shumta dhe jo vetëm për tifozët. Klubi i Kukësit merr pjesën më të madhe të tyre, duke nisur me presidentin Safet Gjici, për të vijuar me trajnerin Ernest Gjoka dhe stafin e tij, Fatjonin, Ermalin dhe Rraman Hallaçin. Sigurisht nuk harron shokët e skuadrës dhe drejtorin Nexhipi.