Objektiv i përbashkët, Bajerni “stërkëmbës” Guardiolës

Uli Hënës ka premtuar një verë shumë aktive në merkato dhe tepër të zjarrtë për tifozët. Bajern Mynih po punon fort për të përforcuar kontingjentin e Niko Kovaç. Ideja e fundit është një spanjoll dhe bavarezët i janë bashkuar garës për shërbimet e Rodrit, lojtarit të Atletiko Madrid.

22-vjeçari, i cili bën mirë rolin e qendërmesfushorit dhe mesfushorit defensiv, kërkohet me ngulm nga Mançester Siti. Ai është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për mesin e fushës. Klauzola e largimit të tij është 70 milionë euro.

Rodri

Rodri tundohet nga ideja për të provuar një aventurë të re dhe dëshiron të largohet. Drejtuesit e Bajernit e pëlqejnë shumë dhe janë gati të fitojnë rivalitetin me ish-trajnerin e tyre. Atletiko nuk heq dorë nga kërkesat e saj, kështu që dy klubet e interesuara do të tentojnë t’i mbushin mendjen lojtarit në fillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online