Vajushi: Me Teutën u mora vesh për dy minuta, Vllaznia s’mi ka rënë telefonit

Armando Vajushi është rikthyer pas shtatë vitesh në Kategorinë Superiore. Sulmuesi shkodran ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku shpjegoi pse vendosi të rikthehej në vendlindje dhe ndau një detaj interesant për negociatat me Teutën.

RIKTHIMI – “Erdha në Shqipëri për të marrë veten e të dhënë maksimumin, në mënyrë që të rikthehem përsëri jashtë. Në këto katër muaj dua të kap formën dhe të gjej sërish një ekip jashtë Shqipërie”.

KONTAKTI ME KUKËSIN – “Me Kukësin kemi biseduar deri në ditën e fundit të merkatos, por nuk ramë dakord për disa gjëra. Më pas fola me Teutën dhe ramë dakord për çdo, nuk i kushtova shumë rëndësi aspektit financiar, pasi mu afruan me një dashuri shumë të madhe. Mjaftuan vetëm dy minuta që të firmos kontratën”

“Mendoj se prej disa vitesh është rritur niveli i kampionatit shqiptar. Kukësi, Partizani dhe Teuta po zhvillojnë një kampionat shumë të luftuar shpresoj që të jemi ne ato që do të dalim në vend të parë”.

“Te Kievo nuk gjeta dot hapësira. Kalova nga kampionati bullgar në Serie A dhe ishte e vështirë për t’u ambientuar. Më pas huazova në disa ekipe të Serie B. Në vitin e fundit pësova dy dëmtime, që më kanë lënë një vit pa luajtur”.

“Më vjen shumë keq që Vllaznia ka arritur në këtë farë grade. Bëhet fjalë për një ekip që njihet dhe jashtë Shqipërisë. Qëkur iku Valter Fushaj nuk e di se si Vllaznia shkoi në këtë gjendje. Kam gjashtë muaj që kam qenë lojtari i lirë dhe askush nuk mi ka rënë telefonit nga Vllaznia. Askush nuk më ka thënë që nëse do të vish te Vllaznia sezonin tjetër kur të ngrihet ekipi në Superiore”.

RIVALËT PËR TITULL – “Favorit e shikoj Partizanin. Profesor Gega ka bërë një punë shumë të mirë. Kukësi ka pasur oscilacione. Nuk është se Partizani ka lojtarë më të mirë, por e shikoj se ekip më të kompletuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online