Gatuzo: Penalltia e padhënë? S’ka problem, sa ndryshe sulmojmë me Piatek

Xhenaro Gatuzo u shpreh se Milani zhvilloi dy pjesë krejtësisht të kundërta në ndeshjen që përfundoi në barazim 1 – 1 ndaj Romës. Trajneri kalabrez u tregua i sinqertë, duke e pranuar se skuadra vendase u tregua superiore dhe mund të meritonte diçka më shumë.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë. Roma meritonte më shumë gjatë pjesës parë, pasi ne mbajtëm topin në mënyrë të shterpët, por mendoj se ishim skuadra më e mirë gjatë pjesës së dytë”

“Ndoshta Roma mund të meritonte më shumë pikë ditën e sotme. Ata janë një skuadër me talent të pamasë dhe e dija që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

PIATEK – “Piatek është një lojtari që i frikëson kundërshtarët. Ai i lodh shumë mbrojtësit kundërshtarët dhe kjo na krijon shumë hapësira në sulm. Është në formë të mirë dhe po na jep një dorë të mirë në këtë moment”.

“Mendoj se pjesa e parë ishte shumë e dobët, ndërsa në pjesën e dytë ne shpërdoruam shumë raste të mira, pasi bëmë gabim në pasime. Hapësirat ishin aty, por ne nuk po i përdornim”

“Roma është një ekip cilësor dhe shumë i fortë në aspektin fizik, është normale që do të vuanim. Siç e thashë më parë e pranoj se Roma nuk meritonte diçka më shumë, por më ka lënë mbresa paraqitja e skuadrës gjatë pjesës së dytë”.

PENALLTIA E PADHËNË – “S’ka problem. Ndodhi çfarë ndodhi. Nëse nuk e dha penalltinë, atëherë nuk ishte faull”, përfundoi Gatuzo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online