UEFA i jep të drejtë Ronaldos, “Old Trafford” bëhet gati për rikthimin

Komisioni disiplinor i UEFA-s pritet të shpallë së shpejti vendimin mbi kartonin e kuq të Kristiano Ronaldos në Champions. Një procedurë kjo standarde për të gjithë kartonët e kuq të menjëhershëm si ai që pesë herë fituesi i Topit të Artë mori pas kontaktit me mbrojtësin kolumbian Xhejzon Murijo.

Portugezi rrezikonte që përveç dënimit minimal prej një ndeshje të pezullohej dhe për një ose dy takime të tjera. Por, fatmirësisht për 33-vjeçarin dhe Juventusin gjasat që dënimi të jetë më shumë se një ndeshje janë thuajse 0.

Kristiano do të humbë vetëm takimin në shtëpi ndaj Jang Bojs. Ndërkohë që do të jetë i gatshëm për trajnerin Alegri për transfertën ndaj Mançester Junajtid në “Old Trafford” më datë 23 tetor, që për të është padyshim një eskperiencë e veçantë, pasi ai ka kaluar gjashtë sezone me “djajtë e kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online