Takim mes krerëve të futbollit rajonal, një turne i ri për U15

Presidentët e 14-të federatave të futbollit të rajonit janë takuar në një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme mbi zhvillimin e futbollit, ku ishte i pranishëm dhe kreu i FSHF, Armand Duka.

FSHF ka nxjerrë në deklaratë në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale, ku tregon mbi temat e diskutuara si: bashkëpunimi rajonal dhe promovimi i futbollit të moshave. Në fund palët kanë rënë dakord për zhvillimin e një turneu për moshat U15.

”Nga takimi rajonal i 14 federatave te rajonit, ku mori pjese edhe Presidenti i FSHF-se, z.Armand Duka. Ne këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin rajonal, me fokus te veçante mbështetjen dhe promovimin e futbollit te te rinjve si baze per zhvillimin e futbollit ne tërësi dhe kontribut për identifikimin e talenteve te reja. Ne këtë tryeze u dakordësua edhe zhvillimi i një turneu për moshat U-15″, përfundon deklarata e FSHF.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online