“U kërkohet të tolerojnë!”, futbolli shqiptar në “lupën” e Dukës

Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka bërë një analizë të Superiores që lamë pas në një intervistë për “Supersport”. Kreu i FSHF-së dha mendimet mbi arsyet e triumfit të Partizanit dhe vuri në pah pikat e dobëta të ndjekësve  të kryeqytetasve. Problemet e tolerimit në kategoritë e ulëta dhe kampionatet e moshave janë një ndër problemet kryesore të futbollit shqiptar sipas Dukës dhe për këtë po shqyrtohen disa propozime për të ndryshuar skemën e kampionateve.

PARTIZANI –“Nuk ka dyshim që Partizani bëri një kampionat të mirë. Konkurrentët nuk arritën të jenë në nivelin e Partizanit, qoftë Kukësi, Teuta apo Skënderbeu. Partizani u organizua më mirë. Ishte pragmatist, nuk është se bëri ndonjë futboll të bukur, por arriti rezultatin. Çdo ekip ka marrë atë që ka dhënë në fushën e lojës, sipas përgatitjeve dhe shpenzimeve”.

SURPRIZA NË SUPERIORE – “Është  e vështirë të veçoj emra futbollistësh. Gjithsesi mund të flas për Luftëtarin e Gjirokastrën. Kanë shitur lojtarë dhe kanë vazhduar të bëjnë një futboll të bukur, duke mos rrezikuar mbijetesën”.

KUKËSI –“Kukësi nuk i ka munguar buxheti, por i ka munguar skuadra. Kishte një disavantazh që nuk luajti në shtëpi, kjo nuk është gjë e pakët. Gjithsesi përgjegjësia e parë i takonte presidenti Gjici, i cili duhet të krijonte një skuadër të bazuar në grup e jo individë”.

SKËNDERBEU –  “E filluan mirë, por më vonë u duk se nuk ishin të përgatitur për të përballuar 36 javë kampionat. S’kishin aq alternativa për të përballuar sezonin. Problemet juridike të klubit me UEFA-n janë problem i drejtuesve, s’besojnë se ndikuan te futbollistët”.

TEUTA – “Deri nga java e 10-të Teuta u duk si ekip pretendent për titullin, por më pas u duk se i mungoi grinta. Ndoshta për shpenzimet që u bënë mund të kishin merituar dhe më shumë se kaq”.

ARBITRAT –  “Me zhvillimin e shoqërisë zhvillohen edhe arbitrat. Ne bëjmë maksimumin për përgatitjet e tyre. Është e vërtetë që ka pasur kontestime, por ka pasur më pak se më parë. Fatmirësisht edhe ato gabime që janë bërë nuk kanë ndikuar shumë. Besojnë se meritojnë nota pozitive”.

DËNIMI I KAMZËS – “Në fakti ai ka qenë rasti më i keq dhe që është dënuar më shumë. Mendoj se ka ndikuar në eliminimin e rasteve të ngjashme në të gjithë nivelet e kampionatit shqiptar.

NDRYSHIME NË FORMUALAT E GARAVE –“Po diskutohet brenda sektorit të garës për të pasur kampionate që luftohen deri në fund. Kemi disa probleme në Kategorinë  e parë dhe të dytë, por edhe në kampionatet e moshave. Shumë skuadra dalin nga gara shpejt e fillojnë të mos impenjohen shumë. Po përpiqemi të gjejmë skema që i minimizojnë këto. Kemi disa propozime e variante. Besoj se do të dalim me një produkt që do t’i bëjë më të interesuara skuadrat në garë. Ajo që është më e rëndësishme është ajo që ndodh te futbolli i fëmijëve. U thuhet nga drejtuesit të tolerojnë ndeshje

REDUKTIM I NUMRIT TË SKUADRAVE NË KATEGORINË E PARË – “Për këtë kampionat nuk mundemi ta reduktojmë numrin, por në të ardhmen mund ta shqyrtojmë këtë mundësi për reduktimin e klubeve, çka do t’i shërbejë forcimit të garës”.

LICENCIMI –“Licencimi në Europë mbikëqyret nga UEFA. Ky komision Licencimi për garat e Europës ka një tutor, që në rast gabimesh ne mund të ndëshkohemi, siç na ndodhi dy vite më parë me licencimin e Tiranës. E njëjta gjë duhet bëhet me licencimin për garat në Shqipëri. Steka e kërkesave është rritur. Ne kemi vënë ato kritere licencimi që janë të realizueshme për klubet në Shqipëri. Ne kemi për detyrë që t’i këshillojmë e t’i kontrollojmë klubet, e ti ndihmojmë me ndihma financiare bashkë me pushtetin vendor”.

PAKETA LIGJORE – “Deri tani ndoshta për shkak të situatës politike në vend nuk kemi pasur ndonjë feedback. Prandaj nuk është respektua ai afat që u premtua. Ka vetëm një progres pas një takimi me ministren e arsimit për  ndryshimin e kodin penal, por kjo nuk është diçka që ndihmon në progres, megjithëse ndihmon në vendosjen e rregullave në ambientet e stadiumit. Me këtë paketë synojmë që ta kthejmë sportin në një industri masive. Nëpërmjet kësaj pakete tentojmë që klubet profesioniste të mos rrënojnë bizneset e presidentëve. Futbolli duhet të mbajë veten, ashtu siç ndodh në shumë degë të tjera të ekonomisë. Fakti është që politika asnjëherë nuk e ka parë sportin e futbollin si të tillë. I vetmi rast që s’mund ta fshehim është investimi në stadiumin e Shkodrës dhe Elbasanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online