Tuhel sfidon idhullin e tij: Frymëzohem nga Ançeloti!

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një tjetër supersfidë në një nga grupet më të forta të këtij viti në Champions. Bëhet fjalë pikërisht për grupin C, ku PSG dhe Napoli do të përplasin “brirët” mes tyre në “Parc des Princes”. Në kuadër të sfidës ka folur përpara mediave trajneri i parizienëve, pikërisht Tomas Tuhel, i cili ka theksuar dhe faktin se Ançeloti për të është një inspirim.

KAVANI SFIDON ISH-EKIPIN – “Edinson është i rëndësishëm për ne dhe në këtë moment ndoshta ai ndihet pak i trishtuar sa nuk po shënon aq shumë, por i thashë se situata do të ndryshojë dhe ai nuk duhet të shqetësohet për këtë. Ai punon shumë për ekipin, vetëm duhet të ketë gjithmonë besim dhe goli do të vijë. Unë e di që nesër është një ndeshje e veçantë për të dhe shpresoj që ai të shënojë”.

CHAMPIONSI – “Ne jemi një klub i madh, por nuk kemi shumë eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe nuk jemi mësuar të shkojmë deri në fund të këtij turneu, kështu që nuk do të quhemi favoritë. Gjithashtu grupi që kemi është shumë i vështirë dhe i komplikuar.”

MUNGESAT – “Tiago Silva nuk ka dalë në stërvitje sot. Ne kemi një seancë tjetër nesër në mëngjes, por besoj se nuk ka gjasa që ai të rikuperohet në kohë për të luajtur. Verrati është stërvitur dhe kjo është e rëndësishme. Ai kishte disa shqetësime  kundër Amiens, por tani është rikuperuar dhe do të luajë nesër. Është gjithashtu e veçantë për të, e di se ai kujdeset për Ancelottin dhe ka një raport të veçantë me trajnerin. Plus ai luan kundër një skuadre italiane, kështu që unë mendoj se ai mund të bëjë dallimin”.

ANCELOTI – “Milani i Ançelotit kishte një futboll fluid dhe ishte një ekip i jashtëzakonshëm. Isha frymëzuar nga ai dhe nga cilësitë e tij. Napoli bëri mirë kundër Liverpulit duke luajtur me energji dhe inteligjencë. Gjithashtu formacioni 4-4-2 me Allan dhe Marek Hamsik në qendër vuri Liverpulin në vështirësi. Ata kanë lojtarë si Lorenco Insinje dhe të tjerë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment”.

NAPOLI – “Ne duhet të mbetemi vigjilent, të durueshëm dhe në të njëjtën kohë me intensitetin për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Napoli ka një ekip që ka  luajtur së bashku për shumë vite dhe ende kanë disa nga lëvizjet që Mauricio Sarri ka transmetuar tek ata.

NDESHJA –  “Do të jetë e rëndësishme të kundërvihesh presingut të tyre dhe të jemi të organizuar, pasi Napoli mund të sulmojë në shumë mënyra dhe me shumë lojtarë. Duhet të japim më të mirën e aftësive tona dhe gjithashtu kemi pak fat. Një lojtar nuk është i mjaftueshëm, kështu që ne duhet të luajmë si ekip nëse duam të kemi ndonjë shans për të mundur Napolin”.

FORMA – “Unë mendoj se humbja ndaj Liverpulit ishte një pikë kthese, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo ndeshje. Ndonjëherë është e nevojshme të humbasësh, pasi mund të të mësojë mësime të vlefshme dhe të tregojë se çfarë duhet përmirësuar. Humbja ndaj Liverpulit ishte një përvojë e rëndësishme për ne. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar dhe të bëjmë një presing të organizuar mirë. Kemi tre javë të rëndësishme përpara tashmë, pasi do të luajmë me Napolin dy herë, Marsejë, Lille dhe Monako”, përfundoi tekniku gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online