Transferta më e vështirë dhe puna me Konten e Alegrin, Paratiçi zbulon gjithçka

Drejtori sportiv i Juventusit, Daniele Paratiçi, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sports”, ku rrëfyer fakte interesante të punës së tij ndër vite në kupolën drejtuese të Juventusit. Në intervistë 46-vjeçari përmendi transfertën më të vështirë, si dhe bëri një krahasim midis punës me Antonio Konten dhe Masimiliano Alegrin.

TRANSFERTA MË E VËSHTIRË – “Mendoj se negociatat më të vështira kanë qenë ato të Karlos Tevezit. Ai është një lojtar të cilin ne e kontaktuam në verën e 2011-ës, kur nuk po kalonim një sezon të mirë. Nuk u kualifikuam në Champions League dhe kjo gjë i largon disa nga lojtarët me emër, por ai ishte ndryshe, na tha në fund: Do vij te ju, me ose pa Champions! Më pas patëm probleme financiare, por ai mbeti në mendjen time dhe pas dy vitesh e sollëm në Torino.

KRAHASIMI KONTE, ALEGRI – “Konte ishte një trajner që punonte në bazë të një sistemi dhe mua më duhej të gjeja lojtarë të cilët i përshtateshin sistemit të tij. Alegri është një trajner më fleksibël. Ai ka ka disa sisteme loje dhe gjen zgjidhje të shpejta në varësi të situatave. Pra, me atë kemi nën vëzhgim një gamë më të zgjeruar lojtarësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *