Transferimi i Rakitiç tek Interi, ja distanca mes palëve

Interi duket se është më afër blerjes së Ivan Rakitiç. Pasi dështoi në verë të transferonte Luka Modriç nga Reali i Madridit, zikaltrit tanimë janë pranë transferimit të një tjetër kroati dhe realisht të një lojtari cilësor që t’u bënte shumë punë italianëve.

“Gazetta dello Sport” raporton se ditët e fundit ka pasur një takim mes drejtuesve të klubeve, teksa Bepe Marota dhe Pier Auzilio kanë bërë ofertën e tyre dhe marrëveshja është pranë. Thuhet se Interi ka vendosur në tavolinë shumën e 40 milionë eurove.

Kërkesa e Barcelonës është e qartë: 45 milionë euro. Italianët fillimisht kishin ofruar 35 mw parw dhe kanë bërë një rritje të ofertës së tyre dhe mbetet për t’u parë nëse katalanasit do të bëjnë një hap prapa. Gjithsesi duket se ka vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Kontrata e Rakitiç është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërkohë që duhet harruar fakti se mesfushori mbush 31 vjeç në muajin mars. Duke parë moshën, nuk është se janë të shumta klubet që do paguanin shifra të çmendura për të.

Barcelona kishte mundësinë ta shiste për një shifër të mirë në verë te PSG, por e refuzoi kategorikisht ofertën. tanimë Interi i ofron një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë të kënaqshme. Aktualisht ai përfiton te spanjollët 5.5 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online