Daja në hall, duhet të ribëjë sulmin e Flamurtarit

Ilir Daja që në fillim të sezonit ka pasur probleme me repartin e avancuar. Fillimisht ishin problemet e dokumentacionit të Kale, ndërkohë që edhe Danilo Alvesh la Turqinë në ditët e fundit të merkatos dhe i duhej pak kohë që të luante.

Të gjithë sulmuesit në dispozicion të Dajës rrallë herë kanë qenë, ndërkohë që me ardhjen e janarit ishte Alvesh ai që braktisi ekipin. Sulmuesi brazilian nuk u kthye nga Brazili, pasi priste pagat e prapambetura. Anijen e braktisi edhe Tomislav Bushiç, kurse së fundmi ishte radha e Agustin Torasës.

Shumë cilësi më pak te Flamurtari në sulm. Sukaj, gjithashtu ka pasur probleme dhe duhet pritur të kapë formën. Tanimë do të ketë më shumë hapësira për Ribajn, por edhe për të rinjtë Ziaj dhe Rapaj. Ky i fundit mund të luajë si sulmues i dytë. Daja duhet të rimodelojë sërish sulmin, sikurse i është dashur të bëjë gjatë gjithë këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online