Trajneri i mrekullisë pranon ofertën, në Itali e bëjnë të kryer

Xhan Piero Gasperini do të jetë trajner i Atalantës deri në vitin 2022. Tekniku italian arriti të bëjë historinë me Atalantën, duke i udhëhequr drejt kualifikimit në Champions League. Një triumf i tillë është i pari në historinë e klubit. Si pasojë nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Gasperini do të jetë ai që do e shijojë suksesin e arritur. Sipas “Sky Sports”, 61-vjeçari e ka marrë këtë vendim pas nje takimi në zyrat e klubit me presidentin Perkazi. Për të interesohej klubi i Romës, që duket se nuk do t’i besojë Ranierit sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ai nuk e ka konsideruar mundësinë e marrjes së klubit roman, por ka zgjedhur të vazhdojë ëndrrën, që po përjetojnë bergamaskët.  Në këtë vendim përfiton edhe Gjimshiti, i cili ka qenë një lojtar stabël në formacion. Një ndryshim trajneri do të komplikonte situatën për legjionarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *