“Totenham apo Juventus? Zaniolo nuk është në shitje!”

0

Italia pas një periudhe të errët duket se po nxjerr një brez me plot talente, që pritet të pushtojnë arenën evropiane të futbollit. Një prej tyre është Nikolo Zaniolo. Fantazisti ka spikatur këtë vit me Romën. Për të kanë treguar interes një sërë klubesh, mes tyre Juventusi dhe Totenhemi.

Drejtori sportiv i Romës, Petraki e nxjerr djaloshin nga merkato. Ai shprehet se nuk e ka nxjerrë në treg Zaniolon, dhe si rrejdhojë nuk do të shitet. Kështu, klubet gjigante të Evropës duhet të presin për 22-vjeçarin.

“Është thënë se unë e kam nxjerrë Zaniolon në treg. Është e gabuar. Unë nuk e kam nxjerrë atë asnjëherë në shitje. Merkato është plot me kurthe, por Zaniolo nuk është merkato. Kam folur me të dhe kam vazhdimisht komunikim me çdo lojtar, jam i dretpërdrejtë me të gjithë”, u shpreh Petraki.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.