Merkato e Atletikos për notën 10, akord dhe me zbulimin e La Ligas

Atletiko Madridi ka siguaruar shërbimet e Zhoao Feliks, Markos Jorente, Alvaro Morata dhe Kieran Tripier, por duket se “Colchoneros” nuk do të ndalen me kaq. Simeone ka humbur shërbimet e Diego Godin dhe synon me doemos të sjellë në “Metropolitano” një qendërmbrojtës të ri dhe me aftësitë e duhura për t’u aktivizuar menjëherë në formacion, në krah të Himenez.

Siç raportojnë mediat spanjolle, është arritur akordi me zbulimin e La Ligas, Mario Hermoso. 24-vjeçari bëri një sezon të shkëlqyer me ekipin e Espanjolit, duke tërhequr vëmendjen e Real Madridit, PSG-së, Arsenalit dhe disa skuadrave të tjera, por ka qenë Atletiko ekipi që ka bërë ofertën më bindëse.

“CadenaSer” raporton se bordi drejtues i nënkampionëve të Spanjës është gati të paguajë deri në 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, si dhe kanë gati dhe një plan B. Në rast se 30 milionë nuk pranohen, atëherë Atletiko do të shtojë 10 milionë të tjera dhe të paguajë klauzolën e 24-vjeçarit, duke anashkaluar bisedimet me klubin e Espanjolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online