Milani ka qenë një ndër klubet më aktivë për sa i përket dy merkatove të fundit, pra janarit e këtij viti dhe verën e vitit të kaluar. E njëjta gjë pritet edhe verën e këtij viti, pasi kuqezinjtë renditen mometalisht të tretët në kampionat, çka do të thotë se do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm.
Leonardo e ka nisur punën e tij prej kohësh, madje objektivi kryesor është bërë i ditur dhe ai është sulmuesi anësor i Nicës, Alan Sant-Maksimin, për të cilin ekipi francez kërkon së paku 30 milionë euro. Gjithsesi, nga raportimet e fundit, duket se drejtuesit e “djallit” e kanë alternativën në rast të një dështimi për kalimin e 21-vjeçarit.
Është pikërisht, Dani Olmo, ylli i Dinamos së Zagrebit. Për spanjollin, thuhet se Leonardo ka shfaqur interes dhe ekipi kroat e vlerëson rreth 20 milionë euro. Kujtojmë, Dani Olmo ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe shihet si një talent i madh.