Lajme të mira nga infermieria, Spaleti buzëqesh përpara derbit

Interi do të luajë një pjesë të rëndësishme të objektivave të sezonit gjatë kësaj jave. Të enjten është sfida e kthimit përballë Ajntrahtit të Frankfurtit për Ligën e Europës, ndërsa të dielën është derbi i qytetit kundër Milanit.

Trajneri Spaleti ka marrë disa lajme pozitive. Marselo Brozoviç dhe Zhoao Miranda mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e kampionatit përballë kuqezinjve të Gatuzos.

Interi do të ketë të gatshëm D’Albert, Galjardinin dhe Zhoao Marion për derbin e Milanos, ndërsa pozitive paraqitet dhe gjendja e mesfushorit kroat dhe mbrojtësit brazilian.

Brozo u ndërrua tre minuta përpara fundit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Spalit si pasojë e një problemi muskulor në kofshën e djathtë. Rezonanca magnetike nuk nxori probleme për lojtarin, i cili do të jetë gati të luftojë me mesfushën e Milanit të dielën.

Mbarë i ka shkuar operacioni në hundë Zhoao Mirandës. Komunikata e klubit konfirmon ndërhyrjen e mbrojtësit, që ka dalë me sukses dhe lojtari do të provojë të zbresë në fushë në ndeshjen më të rëndësishme për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online