Tersi i Tiranës në derbi dhe largimi nga Skënderbeu, Taku i zbulon të gjitha

“Ndihem shumë mirë, është një eksperiencë e re. klubi ku jam më ka pritur shumë mirë dhe i falënderoj për sjelljen kundrejt meje”, kështu e nis intervistën e tij për RTSH Sport Afrim Taku, mesfushori i Tampa Bej në USL. Ish-futbollisti i Tiranës dhe i Skënderbeut tregon nisjen e aventurës së tij në SHBA.

“Fillimi ishte pak i vështirë, pasi duhet të kuptohesh edhe pse e flas gjuhën mirë. Duhen kuptuar termat e trajningut, për çfarë specifikisht ata flasin. Ndeshjet e para nuk luajta, pasi kisha disa kohë pushim. Kemi bërë lojëra të mirë”.

RIKTHIMI NË SHQIPËRI – Taku dëshiron të luajë sa më shumë në Amerikë dhe nuk e fsheh diçka të tillë: “Nuk mund të them se e kam mbyllur derën me futbollin shqiptar. Dua ta vazhdoja atje ku jam tani, në Amerikë. Ndoshta te Tampa Bej, ose në ndonjë ekip tjetër. Bardheblutë? Tirana është shtëpia ime, jam rritur dhe njohur si lojtar. I jam borxhli, edhe sa i takon tifozëve. Nuk mund të them asgjë më shumë”.

NDRYSHIMET – “Problemi më i madh janë lëvizjet që bëhen. Ka rrugëtime të gjata që bëhen me avion, ndryshe nga se ndodh në Europë. Ky është një nga ndryshimet. Cilësia është e njëjtë, pavarësisht stileve të ndryshme të lojës”, shton Taku, kur pyetet mbi ndryshimet e futbollit në SHBA dhe Europë.

DERBI – Përballjet Tirana-Partizani janë të veçanta dhe Taku flet edhe për faktorin që po ndikon në rezultatet negative të bardhebluve në derbi. “Sa i përket derbit, është formuar një psikologji e tillë. Nuk di si ta shpjegoj. Edhe kur isha unë, luanim mirë dhe nuk e di çfarë nuk funksiononte. Tirana luajti mirë ndeshjen e fundit, shënoi dhe nuk e di çfarë ndodhi. U përsërit historia e ndeshjeve të fundit. Do vijë koha që Tirana të fitojë dhe të bëjë në mirë në derbi”.

LARGIMI NGA SKËNDERBEU – “Në Korçë kalova një periudhë shumë të mirë. Ishte eksperiencë fantastike, si në kampionat dhe në Europë. Luajtëm ndeshje të vështirë, në një nivel shumë të lartë. Ishim ritëm tjetër nga skuadrat e tjera të kampionatit. Kishim diferencë të madhe që në dhjetor, ndikoi edhe Europa League. Me klubin kisha rënë dakord që do vonohesha dhe pranuan. I kam lajmëruar për çdo gjë. Kur isha gati të kthehesha, ndodhi situata me UEFA-n. Ata nuk dinin si do shkonin punët dhe kjo ka qenë pak a shumë situata. Isha gati të kthehesha, por me thanë se nuk e di çfarë do bëhej dhe e pranova. Nuk u mbyll çdo gjë 100% mirë, por në njëfarë mënyre ishte me mirëkuptim”.

PANUÇI – “FSHF bëri mirë që e mbajti Panuçin. Një nga arsyet është se ai ka kohë aty dhe e njoh grupin. E dyta mund të ishte edhe financiare. Nëse vinte një trajner tjetër, do humbej 1 vit e gjysmë punë. Duka ka bërë mirë, Sa i takon aktivizimit tim, do punoj fort e do jem i gatshëm. Çdokush është gati sado larg të jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online