VIDEO | Reali pa turp, CSKA shëtit në Madrid

Dy ndeshjet e para të UEFA Champions League, për natën e fundit të fazës së grupeve, ishin përballjet Real-CSKA dhe Plzen-Roma. Sfidat nuk kishin ndonjë rëndësi të veçantë, përveç zbulimit të vendit të tretë, vend që të çon në Europa Ligë dhe vendit të parë, që diskutohej midis Realit dhe Romës.

Gjithsesi, ndeshjet dhuruan surpriza të mëdha, teksa Reali u turpërua brenda në “Bernabeu” nga CSKA-ja e Moskës me rezultatin 0-3. Një humbje e turpshme për madrilenët, të cilët u shtangën nga rusët, dy herë në pjesën e parë, ku Fedor Çalov në minutën e 37-të dhe Shenikov gjashtë minuta më vonë dërguan me avantazhin e dyfishtë në pushim ekipin e tyre.

Në fraksionin e dytë, trajneri Solari aktivizoi Bejl, Kros apo dhe Karvahal, por ishin dhe njëherë tjetër miqtë, të cilët thelluan më tej rezultatin. Në minutën e 73-të  ishte islandezi Sigurdson, i cili pasi mori një pasim nga kroati Vlasiç shkundi rrjetën e “Los Blancos për herë të tretë. Një humbje, që padyshim nuk do të kalojë thejshtë në kampin madrilen.

Nga ana tjetër, Viktoria Plzen bëri të pavlefshëm triumfin historik të CSKA-së, pasi mposhti Romën 2-1 në shtëpi dhe fitoi të drejtën të luajë në fazën tjetër të Europa Ligë, pasi renditet e treta në grup. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku Kovarik shënoi fillimisht në minutën e 62-të. Ynder barazoi brenda pak minutave, por vetëm katër minuta më vonë ishte Çori që shënoi golin e fitores për Plzen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online