Flamurtari, Idriz Batha i befasuar: Nuk e prisja!

0

Idriz Batha e ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhe mund të luajë në ndeshjen e radhës që Flamurtarin zhvillon në fundjavë kundër Kamzës. Mesfushori ka folur për “RTSH Sport” dhe ka theksuar se nuk e priste atë paraqitje të skuadrës me Laçin.

“Mendoja se ekipi nuk do shfaqej ashtu, por ekipi tregoi se ka në stol lojtarët po aq të mirë se titullarët. Kamza meriton respekt. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një e pastaj të shohim”, është shprehur mesfushori Batha shkurtimisht.

Për takimin me Kamzën rikthehet edhe Muhamet Useini, i cili gjithashtu ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë mungesë e sigurt është ajo e Fjoralb Deliajt, i cili e ka mbyllur vitin për shkak dëmtimi. Lajme të mira vijnë nga Agustin Torasa, i rikuperuar pas problemeve që shfaqi në ndeshjen me Kastriotin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.