Terri shtang Rusët, gruaja i bllokon transferimin

0

Kalimi i Xhon Territ te skuadra e Spartakut të Moskës ishte thuajse një fakt i kryer. Ish-kapiteni i Çelsit kaloi testet mjekësore dhe kishte rënë dakord për një kontratë 1-vjeçare, ku do të përfitonte 1.7 milionë euro. Por, pas një konsultimi me familjen, transferimi ka dështuar.

Ka qenë vetë 37-vjeçari që ka shpjeguar arsyen pas kësaj ngjarje të papritur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pas mendimesh të konsiderueshme, kam vendosur të refuzoj ofertën e Spartakut të Moskës. Dua ta falënderoj klubin e Spartakut dhe i uroj atyre dhe tifozëve të skuadrës një sezon sa më të mbarë. Ata janë një klub shuam ambicioz që më kanë habitur me profesionalizmin e tyre. Por, pasi e shqyrtova këtë lëvizje me familjen time, vendosëm se kjo nuk ishte lëvizja e duhur për ne”, shkruhej në postimin e Territ.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.