Trajneri i Ajaksit Erik Ten Hag nuk mund t’i fshinte emocionet e kualifikimit në përfundim të ndeshjes ndaj Juventusit në Torino.
Në intervistën e dhënë fill pas ndeshjes për televizionin holandez “Veroninca”, Ten Hag ndau me gazetarët arsyen e problemeve që skuadra e tij ndryshoi krejt fytyrë gjatë pjesë së dytë.
SUKSESI – “Jam shumë krenarë për këta djem dhe sigurisht për stafin tim. Kjo nuk erdhi falë meje, por falë skuadrës. Jam duke harruar shumë emra, por këtë po arrijmë së bashku”.
PJESA E PARË – “E patëm të vështirë të përballonim presionin e ushtruar nga ata gjatë pjesës së parë. Po vraponin shumë ishte një futboll tejet luftarak, por ne ishim të mirëorganizuar dhe nuk u lamë të na dëmtonin, por në krahun tjetër nuk është se po u bënim ndonjë dëm atyre”.
DOMINIMI NË TË DYTËN – “Në pjesën e dytë pashë që mund të përmirësoheshim në disa gjëra. Filluam të luanim me dy mesfushorë para mbrojtjes dhe më pas po luanim më shumë futboll dhe e vumë Juventusin në presion të madh, ata s’po dinin si të reagonin dhe na linin shumë hapësira. Patëm tre ose katër raste të pastra për shënim, por ishte bukur që golin e gjetëm me një goditja standarde”.
GOLI I DE LIGT – “Ishte një plan i mirëmenduar pas atij goli. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte ashtu siç e kishim menduar. Lase Shëne ishte perfekt me ekzekutimin. Kësaj radhe ishte një ndeshje krejt tjetër krahasuar me Realin. Në Madrid kundërshtari kërkonte të luante më shumë futboll në fazën sulmuese në krahasim me Juventusin dhe na erdhën shumë shpesh afër portës sonë. Reali nuk ushtronte presion në mënyrë kaq agresive, kjo na lehtësonte lojën”.
SITI APO TOTENHEM – “Si fillim duhet ta shijojmë këtë moment. Kemi treguar se mund të përballojmë stile të ndryshme loje. Jemi duke kaluar limitet vazhdimisht, loja e këtij grupi sa vjen e rritet. Një sfidë tjetër do të na dali përpara dhe mezi po e presim”, përfundoi Ten Hag.