Telenovela “Rabio” drejt fundit, francezi zgjedh Premier Ligën

Adrien Rabio ishte një ndër emrat më të përfolur në merkaton e janarit, teksa pritej të finalizonte një transferim te Barcelona për shumën e 10 milionë eurove. Tratativat mes katalanasve dhe francezit u kompilkuan dhe drejtuesit e Barçës hoqën dorë.

Tashmë, me kontratën që i përfundon në fund të sezonit, Rabio është kthyer në objektiv kryesor për ekipet e Premier Ligës. Arsenali interesohej prej kohësh për mesfushorin, por nga raportimet e fundit, duket se Mançester Junajtid është ekipi favorit për të nënshkruar me 23-vjeçarin.

Sipas atyre që thuhet së fundmi nga mediat angleze, Rabio do të kalojë te “Red Devils”  me parametra zero dhe do të bëhet një ndër lojtarët më të paguar në ekip. Pavarësisht se cilësitë e francezit nuk diskutohen, vlen për t’u përmendur që Rabio nuk luan që nga fillimi i muajit dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online