Tek Interi kanë përse te frikësohen, Valverde jep lajmin e keq

Totenhemi do të përballet nesër me Barcelonën në “Camp Nou” me Barcelonën, në kuadër të ndeshjes së fundit të Champions League. Skuadrës londineze i duhet medoemos fitorja për të kaluar më tej, ndërsa vendasit vijnë të pamotivuar, pasi e kanë siguruar matematikisht vendin e parë në grup.

Trajneri  i Barcelonës, Ernesto Valverde, u shpreh se ka ndërmend të fusë një skuadër me lojtarët e stolit, por ai theksoi se pret që ata të tregojnë vlerat e tyre duke siguruar tri pikët në përfundim të takimit.

ROTACIONET  – “Luis Suarez nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme, ndërsa jam duke menduar ende për portën, pasi mund të luajë Silesen që nga minuta e parë. Vermaelen është gati për të luajtur 90 minuta, ndërsa do të ketë minuta edhe për Kutinjon”, tha tekniku i katalanasve.

Ndërkaq, interes të madh për këtë sfidë do të ketë edhe nga Milano, ku Interi do të luajë ndaj PSV-së. Një fitore ose barazim i Barcelonës do t’i jepte ekipit zikaltër, ndërsa në rast goleade ekipi i Spaletit mund të kualifikohet edhe nëse Totenhemi triumfon në Barcelonë, pasi në lojë hyn diferenca e golave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online